Blloku mund të thërras vet seancën konstituive

Lajme

Blloku mund të thërras vet seancën konstituive

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 08:55

Në rast se vazhdimi i seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, nuk do të caktohet deri në javën e ardhshme, LAN dhe VV kërcënojnë se atë do të bëjnë vet.

Treshja LDK-AAK-Nisma të mbështetura edhe nga Vetëvendosje, po provojnë që ta përsërisin seancën konstituive.

Këtë ata presin që ta bëjë kryesuesja Flora Brovina, mirëpo nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri javën e ardhshme, atëherë blloku po “kërcënon” se do ta thërrasin vetë një seancë.

Burime të gazetës Tribuna brenda Bllokut thonë se LAN dhe VV janë të bindur se i kanë numrat e nevojshëm për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe ta formojë Qeverinë, ndërsa thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e bazojnë në nenin 126 dhe 127 të Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë seancë do të zgjidhet Isa Mustafa kryetar i Kuvendit si dhe do të zgjidhen edhe nënkryetarët e Kuvendit. Pastaj do të vazhdojmë me formimin e Qeverisë”, ka thënë për gazetën një burim brenda LAN-it. /Tribuna/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat