Osmani: Blloku është i gatshëm për të komunikuar me PDK-në

Lajme

Osmani: Blloku është i gatshëm për të komunikuar me PDK-në

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 22:13

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani thotë se blloku LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për të komunikuar me PDK-në, por vetëm në Kuvend.
Ajo thotë se PDK nuk duhet të shpresoj në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, pasi sipas saj kjo do të jetë e pamundur ngase Kushtetuta nuk parasheh zgjedhje.
"Edhe Kushtetuta parasheh vetëm katër rrethana kur mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, asnjëra nga këto rrethana nuk ka të bëjë me dështimin në zgjedhjet e institucioneve përfshirë kryetarin dhe këtë e ka sqaruar edhe Gjykata në paragrafin 126 te aktgjykimit të saj", ka thënë Osmani.
Ajo thotë se duke u nisur nga përvojat e kaluara me PDK-në nuk dëshiron të ketë takime me dyer të mbyllura pasi nuk i beson më PDK-së.
Në një intervistë për emisionin “Argument plus” në RTV21, Osmani thotë se për të dalë nga situata e krijuar presidentja e Kosovës mund të kërkojë interpretim të nenit 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat