​Ernest Luma: S’ka bllokadë, por ka kapje dhe uzurpim

Lajme

​Ernest Luma: S’ka bllokadë, por ka kapje dhe uzurpim

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 19:16

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar edhe një herë gjendjen politike në vend.
Sipas tij nuk gjendja e disfavorshme e vendit nuk përbën bllokadë. Ai konsideron që këtu bëhet fjalë për kapje dhe uzurpim të shtetit, ndërsa u bën thirrje deputetëve të mos rrinë duarkryq.

“S'ka bllokade, por ka kapje dhe uzurpim...

1) Deputetet (e te gjitha taborreve) nuk guxojne te heshtin, e as te rrin' e te kqyrin seri, as edhe nje dite, madje as edhe deri neser.

2) Kriza dhe Bllokada na çojne ne zgjedhje, por jo edhe Kapja apo Zaptimi;

3) Ne Kosove ka Kapje, Zaptim, Uzurpim te Demokracise, Ligjit dhe te Kushtetutshmerise - ka Kapje te tmerrshme te Shtetit.

4) Kosova e as Kuvendi nuk jane ne krize. Jane te kapura. Krize do te kishte po te mos kishte Zgjidhje, e zgjidhje nuk do te kishte, po te mos kishte Numra;

5) Derisa jane Numrat, eshte edhe Zgjidhja, pra. Derisa ka numra, ka nje shumice deputetesh te rreshtuar ne nje taborr, atehere ka edhe Zgjidhje;

6) Deputetet e votuar nga populli i Kosoves, kane nje detyre mbi detyrat: ta shkapin shtetin, ta çlirojne institucionin me te larte dhe me kompetent te vendit - Ligjvenesin; kete duhet ta bejne sa me pare, permes mijera formave institucionale qe jane, sepse jane SHUMICE.

7) Deputetet e Kuvendit te Kosoves duhet te marrin iniciative. Atyre iu takon kjo, madje edhe permes vrimes se vetme te "vendimit te kushtetueses", nenit 127”, ka shkruar Luma në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat