Gjini: Duke aplikuar nenin 127, Blloku e shpëton edhe Gjykatën Kushtetuese

Lajme

Gjini: Duke aplikuar nenin 127, Blloku e shpëton edhe Gjykatën Kushtetuese

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 15:23

Zyrtari i AAK’së Ardian Gjini ka thënë se zgjedhja e kryeparlamentarit nga blloku duke u thirrur në nenin 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Blloku e shpëton edhe kredibilitetin e këtij institucioni.
Më poshtë mund të lexoni postimin e Gjinit në Facebook.

Aplikimi korrekt i pikës 127 të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese do ta shpëtojë Gjykatën Kushtetuese nga rrënimi i plotë i kredibilitetit të saj dhe do ta shpëtojë procesin demokratik në Kosovë. Mosaplikimi i atij provizioni do t'i rrënojë të dyja, për një kohë të paparashikueshme. Koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje duhet ta zgjedh rrugën e parë, të shpëtimit të Gjykatës dhe të demokracisë, rrjedhimisht të shpëtimit të vendit. PDK është ajo që duhet të reflektojë. A do të mbetet në histori si partia e cila e dëmtoi drejtësinë, demokracinë dhe vendin vetëm e vetëm se nuk dëshiron ta lëshojë pushtetin përkundër faktit se shumica e përfaqësuesve të popullit kanë vendosur ndryshe, apo do të mbahet mend si parti e cila i lejoj rrugë demokracisë.

Po shpresoj se e bëj ë të dytën. Përndryshe do ta humbasin edhe pushtetin edhe kredibilitetin, për një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat