Bajrami: Nuk e kam kundërshtuar rikandidimin

Lajme

Bajrami: Nuk e kam kundërshtuar rikandidimin

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 15:03

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arsim Bajrami, thotë se nuk ka kërkuar nga kryesia e partisë që të mos e kandidojë sërish në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, në vazhdimin mundshëm të seancës konstituive

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryetar të Kuvendit, Arsim Bajrami, ka kundërshtuar zërat se ka kërkuar nga kryesia e partisë të mos rikandidohet në këtë pozitë.

Në një prononcim për lajmi.net, Bajrami thotë se në takimin e djeshëm të kryesisë së PDK-së, nuk është vë në diskutim mundësia për të ndërruar kandidatin për kreyparlamentar.

“Ato shkrime që janë publikuar në disa media, se kinse unë kam kërkuar që të mos më kandidojnë sërish për kryetar të Kuvendit, janë gënjeshtër e kulluar dhe se nuk ka asgjë të vërtet. Në mbledhjen e kryesisë së partisë, nuk është shqyrtuar farë mundësia për të ndryshuar kandidatin”.

Bajrami tha se është bërë publik qëndrimi i partisë gjatë konferencës të mbajtur në ditën e enjte, ku është lënë mundësia që të rikandidohet sërish kandidati i njëjtë në vazhdimin e seancës konstituive.
“Në konferencën e djeshme të partisë, nënkryetari Hajredin Kuçi i ka bërë të qarta të gjitha qëndrimet e partisë dhe se nuk ka asgjë për të shtuar më shumë”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat