Sot rivarrosen katër persona në Zabel të Ulët të Drenasit

Lajme

Sot rivarrosen katër persona në Zabel të Ulët të Drenasit

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 13:22

Sot në varrezat e fshatit Zabel i Ulët, Komuna e Drenasit, do të rivarrosen mbetjet mortore të katër personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, të identifikuara në Rudnicë, të Rashkës (Serbi).
"Pas procesit të riatdhesimit, nga Serbia për në Republikën e Kosovës, të ndodhur javë më parë dhe ndjekjes së të gjitha procedurave ligjore në respektim të të drejtave të familjarëve të personave të zhdukur, me kërkesë të familjeve të personave të identifikuar, ceremonia e rivarrimit do të organizohet sot, duke filluar nga ora 16:00", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat