Shtyhet konkursi për afatin e dytë për pranimin e studentëve në UP

Lajme

Shtyhet konkursi për afatin e dytë për pranimin e studentëve në UP

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:48

Konkursi për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore në vitin akademik 2014/2015, i cili do të shpallej sot, është shtyrë për një ditë tjetër.
Kjo, pasi që gjatë mbledhjes së sotme të senatit, ku edhe do të miratoheshin propozimet nga fakultetet për vendet e lira, dikush ka penguar mbledhjen.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë me dije se kanë qenë një grup i studentëve të pavarur që po kundërshtojnë zgjedhjen e rektorit të ri Ramadan Zejnullahut, që kanë penguar mbledhjen e senatit, duke hyrë në sallë dhe duke penguar mbajtjen e kësaj mbledhje.

E si pasoj e kësaj, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk ka mundur të shpallë konkursin për pranimin e studentëve në afatin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat