Në komunën e Drenasit, përdorin vulën me shqiponjën dykrenare

Lajme

Në komunën e Drenasit, përdorin vulën me shqiponjën dykrenare

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:47

Komuna e Drenasit, për dallim prej qyteteve tjera, ka vulë të veçantë. Në një dokument të siguruar nga mediat shihet se dokumentet e Kuvendit Komunal mbajnë vulën me shqiponjën dykrenare.

Kështu, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, në një vendim për dhënien në shfrytëzim të një prone, ka vënë nënshkrimin e tij, ndërsa, aty shihet edhe shqiponja e njëjtë me atë të flamurit të shqiptarëve.

Ky vendim është marrë me 2 shtator, ndërsa, investitori ka premtuar se do të punësojë 63 qytetarë të Kosovës në këmbim të pronës prej 5 hektarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat