Tahiri: Rishikimi i dialogut, mentalitet i Serbisë

Lajme

Tahiri: Rishikimi i dialogut, mentalitet i Serbisë

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 09:33

Udhëheqësja e dialogut për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, Edita Tahiri, ka thënë se pretendimi i koalicionit LDK-AAK-Nisma-VV për ta rishikuar procesin e dialogut ngjan në praktika të mentalitetit të Serbisë.
“Po ua them nga teoria dhe praktika e administrimit publik të shteteve, se ekziston një parim i respektimit të të gjitha veprimtarive që ka bërë një gjeneratë e qeverisjes drejt tjetrës. Këto rishikime gati po më përngjajnë me mentalitetin e Serbisë. Nuk e di sa jeni të njoftuar, se shumica e marrëveshjeve të Brukselit kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë”, ka thënë Tahiri për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk besoj se duhet të importojmë tradita të këqija, sepse qeveritë janë rezultat i zgjedhjeve demokratike dhe secila qeveri merr pushtetin me përgjegjësit, kompetencat dhe me detyrat që i ka në bazë të programit qeveritar. Sigurisht se sukseset apo ngecjet e një qeverie janë ato që duhet të vlerësohen. Përndryshe, të gjitha këto marrëveshje kanë bazë institucionale, sepse dialogu teknik dhe dialogu për normalizim i Brukselit kanë marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat