Ymeri: PDK pakicë në Kuvend, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Lajme

Ymeri: PDK pakicë në Kuvend, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 22:52

Visar Ymeri thotë se PDK është pakicë në Kuvend dhe se zgjidhjen për daljen nga ngërçi e ka LDK-AAK-NISMA-VV. Sipas tij, nëse PDK nuk e merr rolin si opozitë duhet të ndërhyjë Presidenjta.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri thotë se Partia Demokratike e Kosovës është pakicë dhe këtë duhet ta kuptoj. Sipas tij, në seancën e sotme të Kuvendit edhe objektivisht u pa se PDK nuk i ka numrat.

"Sot u konstatua edhe në mënyrë objektive ajo që dihej por që nuk pranohej nga Partia Demokratike e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës realisht tash është pakicë në Kuvend dhe si e tillë PDK është bërë problem edhe pengesë për mbylljen e seancës konstituive të Kuvendit që pastaj t'i hapet rrugë edhe krijimit të qeverisë", tha Ymeri në "Click" të RTV21.

Ymeri thotë se qeveria do të formohet pa PDK'në dhe se zgjidhjen për daljen nga kriza e ka LDK-AAK-NISMA-VV.

"Qeveria e re po ashtu do të jetë pa Partinë Demokratike të Kosovës dhe në këtë drejtim konsideroj që kjo pengesë duhet që të evitohet, pra ose PDK ta kuptoj përfundimisht që do ë jetë në opozitë dhe të filloj të sillet ashtu ose që të ndërhyjnë institucionet veçanërisht presidentja", tha Ymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat