Gazetari i rrëmbyer nga ISIS: Ju tregoj të vërtetën tjetër për Shtetin Islamik (Video)

Lajme

Gazetari i rrëmbyer nga ISIS: Ju tregoj të vërtetën tjetër për Shtetin Islamik (Video)

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 22:19

Militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video në të cilën shihet një person i cili e identifikon vetën si një gazetar britanik i ciki thotë se “do të tregoj të vërtetën” rreth ISIS-it dhe se si mediat perëndimore po manipulojnë me publikun.
Në video shihet burri që thotë se quhet John Cantlie. Cantlie, është një ish reporter i “Sunday Times”, “Sun” dhe “Sunday Telegraph”, u zhduk në Siri në vitin 2012, por më vonë u lira nga Ushtria e Lirë Siriane.
Cantlie raportohet se u rikthye sërish në Siri në vitin 2012, së bashku me gazetarin amerikan James Feloy. Ky i fundit u vra në muajin gusht me heqja koke, gjë e cila u zbulua nga një video e publikuar nga ISIS.
Në videon e publikuar në YouTube, ndryshe nga videot tjera të ISIS, Cantlie nuk shihet në praninë e rrëmbyesve. Ai duket i vetëm dhe i ulur në një tavolinë.
Ai thotë se është i burgosur dhe thekson se do të tregoj fakte kruciale që do të mund të ndihmonte në shpëtimin e jetëve.
Gazetari thotë se do të tregoj, se si funksionon Shteti Islamik dhe se si media perëndimore mund të “manipuloj” të vërtetën.
“E di se çfarë mendoni. E di se mendoni se po e bëjë këtë sepse jam i burgosur. Ai e ka një armë në kokën e tij dhe është i detyruar ta bëjë këtë? Epo kjo është e vërtetë. Unë jam i burgosur. Këtë nuk mund ta mohoj. Por, duke parë se jeta ime është braktisur nga qeveria ime dhe fati im është në duart e Shtetit Islamik, nuk kam çfarë të humbas. Ndoshta do të jetoj dhe ndoshta do të vdes”, thotë ai.
Në video, Cantlie këshillon SHBA’të dhe shtetet tjera që të mos lansojnë sulme kundrejt Shtetit Islamik, duke thënë se nuk do të mund të fitonin.
Ja mesazhi i plotë i John Cantlie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat