Muja: Ja si zgjidhet ngërçi politik?

Lajme

Muja: Ja si zgjidhet ngërçi politik?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 18 shtator 2014 Në ora: 20:51

Analisti politik, Armend Muja, thotë se shoqëria e Kosovës nuk është e kënaqur me gjëndjen në të cilën jemi. Muja thotë se situata është komplikuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nga mosveprimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Problemi: shoqëria në tërësi nuk është e kënaqur me gjendjen në të cilën jemi dhe atë e ka shfaqur përmes mbështetjes së platformave të ndryshme politike. Megjithatë partia në pushtet morri numrin më të madh të deputetëve”, thotë Muja për gazetën “Bota sot”.

“Zhvillimet: blloku opozitar është barrikaduar dhe ka krijuar një realitet të ri që pothuajse e bënë të pamundur krijimin e institucioneve. Në anën tjetër situata është komplikuar nga vendimet e Gjykates dhe mosveprimi i Presidentes”, vlerëson ai.

Mujsa sygjeron se ne si shoqëri kemi nevojë për një ndryshim në formën e qeverisjes, por në anën tjetër edhe për të ruajtur institucionet dhe ndërtuar traditë të sistemit politik për gjeneratat e ardhshme politike.

“Zgjedhja e ngërçit do të bëhej më së miri përmes zgjedhjeve të reja të paraprira nga një reformë e sistemit zgjedhor dhe konsenzus sa i përket rregullave të lojës së sitemit politik. Kjo përfshin edhe nevojën e rishikimit të mënyres se si zgjedhet Presidenti dhe uljes së pragut zgjedhor”, thotë Muja.

Sa i përket qeverisjes në vazhdim, Muja beson që të kërkohet një modalitet koalicioni që jap legjitimitet që ti adresoj këto priritete: “reforma institucionale dhe luftimi i shtetit klientelist, avancimi i integrimit evropian, reforma ekonomike, dhe relativizimi i strukturave neopatrimonialiate rajonale”, thotë Armend Muja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat