Tërnava intervistohet nga Policia

Lajme

Tërnava intervistohet nga Policia

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 19:36

KTV-ja ka marrë vesh se para valës së dytë të arrestimeve të të dyshuarve për nxitje të terrorizmit dhe urrejtjes ndër-fetare, në mesin e të cilëve ka edhe udhëheqës xhamish, Policia e Kosovës kishte marrë në pyetje edhe myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Kreu i fesë islame në Kosovë në pyetje ishte marrë në ambientet e selisë së BIK-ut të cilën e udhëheq.
Nuk dihet cili ka qenë motivi i kësaj bisede, nëse ai nuk është njoftuar me planet e Policisë për arrestimin e të dyshimtëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat