KD i UP: Vendimi për rektorin, i drejtë

Lajme

KD i UP: Vendimi për rektorin, i drejtë

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:09

Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës ka deklaruar se vendimi për zgjedhjen e rektorit Ramadan Zejnullahu ishte i drejtë.

Sipas një njoftimi për medie të lëshuar nga KD, kjo zgjedhje është bërë në përputhje me ligjin për Arsimin e Lartë dhe rregulloren mbi punën e këtij këshilli.

“Këshilli Drejtues i UP-së, ka mbajtur takimin e radhës me datë 16.9.2014, ku është shqyrtuar situata e krijuar në Universitetin e Prishtinës, pas zgjedhjes së rektorit të UP-së, prof. dr Ramadan Zejnullahu. Nga ky takim doli qëndrimi i anëtarëve të KD-së se zgjedhja e rektorit të UP-së është bërë në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe me aktet e tjera juridike - Statutin e UP-së dhe Rregulloren mbi Punën e KD-së. Së këndejmi, rektori i posa zgjedhur i UP-së prof. dr. Ramadan Zejnullahu vazhdon të kryejë detyrën e tij në bazë të përgjegjësive që ia përcakton Statuti i UP-së”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, Këshilli Drejtues do ta respektojë çdo vendim nga ndonjë instancë ligjore në rast se me të do të kontestohet zgjedhja e rektorit në krye të Universiteti të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat