Jahjaga mbledh liderët, kërkon zgjidhjen e krizës!

Lajme

Jahjaga mbledh liderët, kërkon zgjidhjen e krizës!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:02

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga duket se ka filluar të marrë rol në evitimin e bllokadës politike që është shkaktuar rreth zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Presidentja Jahjaga, i ka thirrur të enjten në një takim urgjent krerët e partive politike. Kjo thirrje ka ardhë pas Partia Demokratike e Kosovës ka dështuar që ta zgjedh kandidatin e saj, për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Por, si duket Jahjaga këtë e bëri, pasi ambasadori britanik, Ian Cliff ka thënë se në zgjedhje të reja nuk bënë të shkohet dhe se Presidentja Atifete Jahjaga duhet të marrë situatën nën kontroll që ta tejkaloj këtë ngërç politik.

Analisti politik, Bahri Cani, thotë për gazetën “Bota sot” se nuk beson që Presidentja Jahjaga mund ta zgjidhë ngërçin politik. “Nuk e besoj që Presidentja Atifete Jahjaga mund ta zgjidhë këtë ngërç politik, në qoftë se partitë - siç po duket deri tani - nuk janë të gatshme të lëshojnë pe”, pohon ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat