Presidentja “ikën” për në SHBA nesër? Përse?

Lajme

Presidentja “ikën” për në SHBA nesër? Përse?

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 16:05

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga pritet që nesër të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të qëndroj afro 10 ditë.

Në këtë kohë krize politike në vend, ku edhe roli i presidentes është i domosdoshëm për kapërcimin e ngërçit duket se presidentja nuk do të jetë në gjendje të kontribuoj shumë, transmeton zeri.info.

Ajo është e ftuar që të marrë pjesë në Samitin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimet e nivelit të lartë do të fillojnë më 22 shtator ndërsa debatet e përgjithshme do të zgjasnin nga 24 deri më 30 shtator.

Kështu për afro 2 javë me radhë presidentja nuk do të jetë prezentë në Kosovë për të përcjellë nga afër situatën politike e aq më pak të kontribuoj në kapërcimin e ngërçit politik.

Ajo ka takuar dhe po vazhdon të takoj sot liderët e partive kosovare para nisjes për në SHBA.

Megjithatë presidentja nuk ka konfirmuar ende nëse përfundimisht do të marr pjesë në këtë samit apo jo pas gjendjes në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat