Limaj: Sot u dëshmua një shumicë parlamentare

Lajme

Limaj: Sot u dëshmua një shumicë parlamentare

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 15:15

Megjithëse kryetari i NISMA për Kosovës, Fatmir Limaj nuk ishte pjesë e seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi që ishte prezent në seancën gjyqësore për rastin ‘Kleçka’, ai komentoi për rrjedhën e seancës në Kuvend. E sipas tij, ajo që ka ndodhur sot në seancë ishte e pritur nga të gjithë dhe se sot edhe një herë është bërë e ditur shumica parlamentare.

Sipas tij, duhet të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje dhe vendit t’i kthehen institucionet. Por ai ka thënë se nuk është zgjidhje mbajtja e zgjedhjeve parlamentare edhe një herë.

Pavarësisht gjendjes politike në të cilën po gjendet Kosova tani, Limaj nuk mendon se vendi po shkon drejtë një krize parlamentare.
Limaj këto komente i bëri pas ndërprerjes së seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, e cila nuk vazhdoj për shkak të ankesave nga ana mbrojtëse e të akuzuarve. Sipas këtyre të fundit, kolegji gjyqësor ka marrë rolin e prokurorit dhe nga ai kërkuan që të tërhiqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat