Jahjaga: Deputetët duhet ta gjejnë zgjidhjen

Lajme

Jahjaga: Deputetët duhet ta gjejnë zgjidhjen

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 14:10

(E plotësuar) - Presidentja e Kosovës, Atifet Jahjaga, pas takimit që pati me liderët e subjekteve politikëe ka theksuar se konstituimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Ky takim është bërë në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit.
Ajo tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Presidentja Jahjaga tha se takimet e sotme zhvillohen me qëllim të lehtësimit të diskutimeve me forcat politike për gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja të vendit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ftuar në takime të veçanta liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar për zhvillimet pas mbajtjes së seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në takime të veçanta kanë marrë pjesë udhëheqësit e PDK-së, me kryetarin Hashim Thaçi, të Listës Serpska, të udhëhequr nga zotëri Sllobodan Petrovic, të grupit parlamentar Gjashtë plus, të LDK, AAK, Nisma, Lëvizja Vetëvendosje, të përfaqësuar nga zotëri Isa Mustafa, zotëri Ramush Haradinaj, zotëri Fatmir Limaj dhe zotëri Albin Kurti, si dhe deputetët e komuniteteve të tjera të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Përfundon takimi, Mustafa: I treguam presidentes se ne e kemi shumicën

Isa Mustafa pas takimit me presidenten ka thënë se të parës së vendit i kanë prezantuar qëndrimin e tyre se ata janë shumicë.
“Ne kemi një shumicë që ofron zgjidhje të menjëhershme. Po ashtu i kërkuam presidentes që të kufizohet koha në mënyrë që deputetët të kërkojnë të drejtën e tyre”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se nuk pritet të ketë qeveri gjithëpërfshirëse, sepse blloku e ka shumicën dhe Kosovës i ofron qeveri të qëndrueshme.
Kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se pas dështimit të sotëm ka qenë e pritshme ndërhyrja e presidentes.
“Ne presim të vazhdojë seanca sipas pikës 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj.

Pas PDK- së, në Presidencë shkon Petroviçi

Pasi ka përfuduar takimin me krerët e PDK-së, Atifete Jahjaga ka takuar Slobodan Petroviçin.

Presidentja thërret në takim liderët e partive, i pari në presidencë Hashim Thaçi

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga pas dështimit të PDK-së që të zgjedh kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, ka nisur që t’i thërret liderët e partive politike.

Të parin e ka ftuar liderin e PDK-së, Hashim Thaçin me bashkëpunëtorë. Në takim me Jahjagën pos Thaçit është zëvdnësi Kadri Veseli dhe nënkryetarët, Hajredin Kuçi.

Pritet që Jahjaga në takim ndaras t’i ftoj edhe liderët e partive tjera.

Tani takimi me drejtuesit e PDK-së ka nisur. Të pranishem në këtë takim përveç Thaçit janë edhe Kadri Veseli e Hajradin Kuçi.

====

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka thirrur në një takim urgjent krerët e partive politike.

Ky takim ka nisur para pak minutave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat