17 Komuna në Kosovë, pjesë e projektit DEMOS

Lajme

17 Komuna në Kosovë, pjesë e projektit DEMOS

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 13:21

Shtatëmbëdhjetë Komuna të Republikës së Kosovës, do të marrin pjesë në projektin më të madh të financuar nga ambasada zvicerane, i cili ka për qëllim që të përmirësoj qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët në tri fusha. Në shërbimet publike, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin financiar dhe demokracinë lokale.
Norbert Pijls, menaxher i projektit DEMOS, ka thënë se ky projekt do të zgjas rreth tri vite, i cili do të jetë paralel me mandatin e Kuvendeve Komunale si dhe kryetarëve të komunave.

“Sot jemi këtu ta fillojmë projektin. Ky projekt do të zgjas për 3.5 vite deri në fund të vitit 2017 që pak a shumë do të jetë paralel me mandatin e Kuvendeve Komunave dhe kryetarëve të komunave”, ka thënë Pijls.

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, ka thënë se nuk është çudi pse Zvicra e mbështetë Kosovën, pasi që kanë ndërlidhje të forta njerëzorë mes dy vendeve. Ajo ka shtuar se 10 për qind e popullatës së Kosovës jetojnë në Zvicër.

Marty, ka shtuar se Zvicra vazhdon të jetë alet i fortë i Kosovës në sferat publike.

“Zvicra është një aleat i fortë i Kosovës dhe do të vazhdon të jetë kur janë në pyetje sferat politike dhe bashkëpunimi për zhvillimin dhe përmirësimi e më tejmë të infrastrukturës së Kosovës mirëpo edhe me softuerin ku edhe ju jeni të përfshirë. Sa i përket kontributit zviceran për Kosovën ne momentalisht jemi në vendin e katërt prapa SHBA-ve, Gjermanisë dhe Norvegjisë, të cilët ju japin juve edhe një indikacion se sa me rëndësi e trajtojmë Kosovën. Kemi zgjedh 17 komuna partnere me projektin që ne e kemi quajtur DEMOS”, ka thënë Marty.

Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në emër të Ministrit Slobodan Petroviç, ka thënë se projekt DEMOS, është i një rëndësie të veçantë për ministrinë por edhe për Komunat.

Ai ka thënë se që projekti i ri do të jetë në shërbim të kryetarëve të komunave në radhë të parë dhe pastaj të publikut të gjerë.

“Prandaj përmes këtij projekti ne do të kemi mundësi që këtë ta zhvillojmë më tutje, ta modernizojmë më tutje dhe duke punuar me ministrinë dhe komunat në javët në muajt në vijim, në vitet, që do të jemi bashkë pjesë e këtij projekti, do të kemi mundësinë që projekti ynë të modernizohet dhe që projekti ynë të jetë në shërbim të kryetarëve të komunave në radhë të parë dhe pastaj të opinionin publikut të gjerë, për punët dhe detyrat dhe kompetencat që ne i implementojm në jetën tonë institucionale për përpjekjet që kanë në përmirësimin e shërbimeve publike.

Ndërsa, Naim Ismajli, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka shtuar se ky donacion i jep fuqizim Asociacionit të Komunave në shtimin e kapaciteteve. Gjithashtu, ai ka shtuar se do të bashkëpunojnë bashkërisht që të gjitha investimet dhe projektet të reflektojnë pozitivisht në shërbimin e qytetarëve dhe në ndërtimin e një kornize politike e cila do të jetë më e përmirësuar dhe kompletuar për qeverisjen lokale.

Në këtë takim është bërë edhe nënshkrimi i Memorandumeve të mirëkuptimit dhe shpallja e granteve për vitin 2015.

Komunat pjesëmarrëse janë: Prishtina, Kamenica, Novobërda, Graçanica, Lipjani, Vitia, Kacaniku, Peja, Gjakova, Rahoveci, Ranilluga, Parteshi, Kllokot Vërboc, Hani i Elezit, Mamusha dhe Juniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat