Osmani: Kemi disa skenarë, kërkojmë seancë sa më shpejtë

Lajme

Osmani: Kemi disa skenarë, kërkojmë seancë sa më shpejtë

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:58

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se pas mbylljes së seancës nga kryesuesja, Fora Brovina, i ka bërë thirrje asaj që ta thërret seancën tjetër sa më shpejtë, në mënyrë që shumica të zgjedh kryetarin e Kuvendit, sepse sipas saj, sot u pa që PDK-ja nuk i ka numrat për ta bërë këtë.
Ajo tha se kanë disa skenarë, por do të presin seancën tjetër dhe që PDK-ja ta kuptojë një herë e mirë që nuk i ka votat pavarësisht deklarimeve të tyre.
Osmani tha se nuk beson në ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në këtë proces, e as mbajtjen e zgjedhjeve sepse sipas saj, Kushtetuta nuk e thotë që duhet të mbahen zgjedhjet nëse nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat