Ulët për 5 % pragu i kalueshmërisë së Maturës

Lajme

Ulët për 5 % pragu i kalueshmërisë së Maturës

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:32

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka marrë vendim që ta ulë për 5 për qind ose dhjetë pikë, pragun e kalueshmërisë në Provimin Shtetëror të Maturës.
“Ulët pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2013-14 nga 50 për qind në 45 për qind (10 pikë)”, është bërë me dije në vendimin e nënshkruar nga ministri Ramë Buja.
Ky vendim është bërë duke u mbështetur në ligjet në fuqi, me arsyetimin se këtë vit kanë përfunduar shkollat e mesme të larta dy gjenerata, me ç’rast numri i madh i nxënësve kanë mbetur pa e dhënë provimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat