Imami i arrestuar Ekrem Avdiu, fqinj i Kadri Veselit

Lajme

Imami i arrestuar Ekrem Avdiu, fqinj i Kadri Veselit

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:11

Njëri prej 15 imamëve të arrestuar të mërkurën, nga Policia e Kosovës, si të dyshuar për nxitje të urrejtjes ndërfetare dhe përçarjes kombëtare, që bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, Hoxha Ekrem Avdiu, është nga fshati Broboniq, i komunës së Mitrovicës dhe i afërm i nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Avdiu njihet edhe si përkrahës i PDK-së, pasi gjatë gjithë kohës së zgjedhjeve e ftonte xhematin që ta votonin PDK-në.

Ekrem Avdiu, i lindur më 18 Korrik të vitit 1971, në qytetin e Mitrovicës, aktualisht imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat