Jabllanoviq prej Vuçiqit te Ramushi: S’e votojmë kandidatin e PDK-së!

Lajme

Jabllanoviq prej Vuçiqit te Ramushi: S’e votojmë kandidatin e PDK-së!

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 09:25

Kryetari i Listës Serbe, Aleksander Jabllanoviq para pak çastesh ka zhvilluar një takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Jabllanoviq, ndërkohë gjatë ditës e kishte pasur edhe një takim me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq, në prag të mbajtjes së seancës konstituiveve të Kuvendit të Kosovës.
Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se në takimin e zhvilluar ndërmjet Haradinajt dhe Jabllanoviq është biseduar për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Sipas burimeve, mësohet se Jabllanoviq e ka siguruar Haradinajn se Lista Serbe nuk do të votoj nesër për kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit.
“Lista Serbe do ta mbështes kandidatin e Bllokut për kryetar të Kuvendit, pra do ta mbështes Isa Mustafën”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Mirëpo, sipas këtij burimi, Lista Serbe ende ka probleme me futjen e Vetëvendosjes në koalicion, gjegjësisht me atë se kush do t’i udhëheq bisedimet.
Gjatë ditës së nesërme pritet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kur do të duhej të zgjedhej kryetari i Kuvendit. PDK edhe pse me letra e ka të drejtën që ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit, nuk i ka numrat. Në anën tjetër, edhe Blloku beson se edhe atyre u takon e drejta e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat