"Dorëzohet" Ramadan Muja, nuk e përballon shantazhin e AAK-së

Lajme

"Dorëzohet" Ramadan Muja, nuk e përballon shantazhin e AAK-së

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 21:23

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk ka arritur t’i përballojë shantazhit të koalicionit të AAK-së. Ai është detyruar ta punësojë asambleistin e AAK-së, Bujar Nerjovajn, si mësimdhënës në shkollën “Pjetër Budi” në Lugishtë të Hasit.
“PrizrenPress” ditë më parë kishte raportuar se zyrtarët e AAK-së e kanë kërcënuar Mujën se nuk do të votojnë rishikimin e buxhetit për vitin 2015-2017 -të, nëse nuk do t’i punësojë militantët e partisë së tyre.
Punësimi i asamblistit të AAK-së, Bujar Nerjovaj është bërë sot, një ditë para votimit të buxhetit.
Asambleja Komunale në Prizren, nesër ka paraparë votimin e buxhetit për vitin 2015-2017. Për të siguruar votat e mjaftueshme, Muja është detyruar të plotësojë kërkesat për punësim të AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat