​Haradinaj mori mbështetje në Commonwealth, për investime në Kosovë

Lajme

​Haradinaj mori mbështetje në Commonwealth, për investime në Kosovë

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 21:12

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka qëndruar për vizitë dyditëshe në Britaninë e Madhe, ku ka takuar personalitete të njohura dhe me ndikim në politikën, ekonominë, artin dhe jetën shoqërore të Britanisë së Madhe.
Gjatë vizitës së tij, deputeti Haradinaj ka takuar përfaqësues të lartë të Commonwealth-it, si: Dashiell Caldwell, shef për Ballkanin në Zyrën për Politikë të Jashmte, Chris Gilbert, përfaqësues i Biznesit dhe Investimeve, Denis Ingoldsby, prodhues dhe me të arritura në fushën e muzikës, Eric Youngman, konsulent biznesi, William Tebbit, drejtor komercial për tregti dhe finanaca në marrëdhënie ndërkombëtare, Alain Gottesman, investitor i njohur, Leena Chatwani, udhëheqës për farmaci dhe ushqim (FMCG) dhe Virtyt Koshi, nënkryetar në Ericsson Worldwide, thuhet në një njoftim për media nga AAK.
Në të gjitha këto takime deputeti Haradinaj ka marrë mbështetjen e miqve britanikë të fushave të ndryshme, për investime dhe mbështetje për Kosovën në fusha të ndryshme, veçanërisht në ato të zhvillimit ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat