Imam Krasniqi akuzohet edhe për pastrim parash

Lajme

Imam Krasniqi akuzohet edhe për pastrim parash

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 18:12

Ka përfunduar seanca në rastin e imamit Shefqet Krasniqit dhe të arrestuarve të tjerë. Atij i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë, ndërsa prokuroria ka kërkuar që ndaj imamit Krasniqi të ketë masë të paraburgimit.
Krasniqi, pos veprës për nxitje të urrejtjes e mosdurim fetar, akuzohet edhe për pastrim parash.
Avokati i imamit Krasniqi, Bajram Tmava, ka thënë se operacioni për arrestimin e imamit është non-sens dhe se akuzat e prokurorit për pastrim parash dhe nxitje të urrejtjes fetare janë plotësisht të pabaza.
“Ky është veç një spektakël”, ka thënë Tmava.
Vendimi për këtë merret nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat