Moti sot dhe parashikimi për katër ditët e ardhshme (Për Kosovë)

Lajme

Moti sot dhe parashikimi për katër ditët e ardhshme (Për Kosovë)

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 17:06

Moti sot dhe parashikimi për ditë në vijim, sipas IHMK
Sot mbi vendin tonë mbajti mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat u shoqëruan me riga lokale të dobëta shiu. Temperatura më e ulët u shënua 12C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 22C. Ka fryr erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.
Për nesër dhe pasneser pritet të kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat në jug dhe jugperendim të vendit mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluar shiu, ndërsa në pjesët tjera të Zkosovës do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperatura më e ulët do të luhatet në mes 13C e 14C , kurse më e larta e ditës do të arrijë në 25C. Do të fryj erë nga jugu dhe jugperendimi e leht dhe mesatare.
Për ditët e vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, pritet të kemi edhe reshje shiu të cilat parashihen të fillojnë në orët e vona të së shtunës për të vazhduar edhe të dielen.
Temperaturat minimale do të luhaten në mes 11C e 13C, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë në 23C . Do të fryj erë mesatare e herë-herë me vrull me shpejtësi 1-6m/s

Në vazhdim në tabelën vijuese keni vlerat e temperaturave minimale dhe maksimale për qytetet kryesore të Kosovës për sot (17.09.2014) dhe për nesër (18.09.2014)

Qytetet Moti sot (17.09.2014) Parashikimi i motit për nesër
(18.09.2014)
Temp. Min. 0C Temp. Max. 0C Temp. Min. 0C Temp. Max. 0C

Prishtinë 13 20 14 22
Pejë 12 20 13 22
Prizren 13 22 14 24
Podujevë 12 21 14 22
Ferizaj 12 21 14 22
Gjilan 12 20 13 22
Gjakovë 13 22 14 24
Mitrovicë 12 20 13 22

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat