Arrestime dhe bastisje, përmbysja e radikalizmit islamik po afron!

Lajme

Arrestime dhe bastisje, përmbysja e radikalizmit islamik po afron!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 17 shtator 2014 Në ora: 16:55

Kosova duket se është i vetmi vend në Ballkan dhe më gjerë, që po i jep goditjen e merituar klaneve dhe grupeve mbështetëse të radikalizmit islamik. Pas shumë thirrjesh në media dhe nga institucione relevante të sigurisë, goditja e duhur ka filluar ti jepet, qarqeve të dyshuara për nxitje të urrejtjes fetare, dhe shtytje të të rinjve drejt luftës barbare që po e bëjnë grupe ekstreme radikale islame në Irak dhe Siri, në të cilat luftime deri tash kanë humbur jetën rreth 40 shqiptarë.

Eksperti i sigurisë Avni Islam, arrestimet e fundit të imamëve të Kosovës, i ka quajtur si keqpërdorim të pushtetit. Ai për gazetën “Bota sot” thotë se krejt këtë situatë është duke e bërë pushteti aktual me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga çështjet politike në vend. “Unë mendoj se arrestimet e disa imamëve të ndodhur sot është duke u bërë nga pushteti aktual. Vjen pyetja pse deri më herët nuk janë bërë këto arrestime por tash kur dihet që nesër mbahet seanca Konstituive e Kuvendit”, ka thënë Islami.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat