Familja e imamit të arrestuar: Ishte kundër luftës në Siri

Lajme

Familja e imamit të arrestuar: Ishte kundër luftës në Siri

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 15:26

Një familjar i hoxhës Sabahudin Selimi nga fshati Smirë i Komunës së Vitisë, i cili u arrestua sot së bashku me 11 hoxhallarë të tjerë, ka thënë për Express se i afërmi I tij asnjëherë nuk është thirr në ekstremizëm, madje ka potencuar se hoxha ka pas probleme me xhematin e xhamisë të cilët kanë qen ekstremistë dhe kanë dashur të shkojnë në Siri.
“Pavarësisht që Sabaudini ka mjekër dhe është imam i devotshëm, Ai asnjë herë nuk është thirr në ekstremizëm, madje ka pas problem me xhematin e tij në xhaminë ku ka shërbyer. Me disa idhtarë të cilët kanë qenë ekstremistë dhe që kanë dashur të shkojnë në luftën e Sirisë. Hoxha ka qen këmbëngulës që të mos i lejojë të shkojnë”.

I pyetur se a kanë pas ndonjë kontakt pas arrestimit Ai ka thënë se janë dëgjuar një minutë në telefon dhe Sabaudini i ka njoftuar që gjenden në Stacionin Policor të Gjilanit, ndërsa nesër pritet që të transferohet në Prishtinë.

Ai tregon se Sabaudini ka përfunduar shkollimin fetar në shtetet arabe, por kjo i takon një periudhe më të hershme se lufta në Siri.

“Hoxha ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Teologjike në Arabinë Saudite. Ajo është periudhë para 8 viteve, në atë kohë nuk ka pasur luftë në Siri. Këto 4 vitet e fundit nuk ka qen ne Shtetet Arabe. Edhe kur ka shkuar në haxh, ka udhëtuar direkt prej Stambollit e në haxh.”

Familjari ka theksuar se gjatë arrestimit policia është sjellë konform rregullave, por nuk i kanë njoftuar familjarët se përse po e arrestojnë hoxhën e as nuk e dinë natyrën e arrestimit.

Sot policia ka arrestuar 15 persona për nxitje të urrejtjes, në mesin e të cilëve edhe 12 imamë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat