Shefqet Krasniqit iu gjetën edhe dokumente të Serbisë

Lajme

Shefqet Krasniqit iu gjetën edhe dokumente të Serbisë

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:30

Policia e Kosovës, gjatë bastisjes të shtëpisë së Imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, përveç parave kanë konfiskuar edhe disa dokumente të Republikës së Serbisë.
Në shtëpinë e Krasniqit, i cili gjatë një aksioni të gjerë policor në shkallë vendi, u arrestua të mërkurën së bashku me 11 imamë të tjerë, janë konfiskuar 8 mijë euro kesh, mbi 7 mijë franga zvicerane, 2 mijë e 300 dollarë, denarë - shuma e të cilave nuk dihet, monedha arabe, rupi të Pakistanit, si dhe disa dokumente të Republikës së Serbisë.

mami, njëherësh ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame, në fillim të këtij muaji, pas arrestimit nga policia dhe intervistimit nga prokuroria, ishte liruar pas disa orësh, për tua arrestuar sërish sot, kësaj radhe me shumë kolegë, si të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar, përçarjes kombëtare dhe veprimtari të tjera që bien ndesh me sigurinë nacionale dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Krasniqi, prej kohësh njihej në opinion me ligjëratat e tij nxitëse të ekstremizmit fetar ndër shqiptarë, të cilët, qoftë myslimanë, të krishterë a ortodoks, historikisht njihen për bashkëjetesë dhe tolerancë fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat