Tahiri: Është arritur marrëveshja për energjinë‏

Lajme

Tahiri: Është arritur marrëveshja për energjinë‏

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 13:25

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim për transmisionin e energjisë dhe do të fillon së zbatuari që nga sot. Kështu të paktën thotë udhëheqësja e dialogut, Edita Tahiri.
Përveç kësaj, Tahiri thotë se kanë arritur edhe marrëveshje për zgjerimin e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë duke përfshirë kalimin për qytetarët e Kosovës në Aeroportin e Beogradit dhe Nishit si dhe për kalimin transit përmes Serbisë në vendet e treta ku përfshihen shtimi i pikëkalimeve kufitare për Kroaci dhe Hungari dhe hapja e pikëkalimeve kufitare për Bullgari, Rumani dhe Maqedoni.

“Zbatimi i kësaj Marrëveshje do të realizohet brenda dy muajsh, ndërsa prej datës 22 shtator 2014 qytetarët e Kosovës mund të shfrytëzojnë aeroportin e Beogradit për udhëtime transiti. Ndërkaq ishte vlerësim i përbashkët se zbatimi i marrëveshjeve në fushën e doganave është duke ecur mirë, për të cilën edhe Bashkimi Evropian bëri vlerësime pozitive”, thotë Tahiri.

Sipas një komunikate për media, thuhet se është sa i takon telekomit, ende nuk kanë arritur të përfundojmë planin për zbatim, duke qenë se kanë mbetur edhe disa gjëra për tu sqaruar në ditët në vijim.

Tahiri marrëveshjen për energjinë e vlerëson si një arritje në dobi të qytetarëve dhe stabilitetit energjetik rajonal, si dhe sipas saj, do të vihet rendi dhe ligji në pjesën veriore të vendit duke i dhënë fund operatorëve ilegal që kanë vepruar deri më tani në fushën e energjisë.

Këto kanë ndodhur një ditë më parë, ku janë zhvilluar takime tre palëshe për vlerësimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe doganat dhe në veçanti të licencimit të mallrave që hyjnë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat