Limaj nuk do të merr pjesë në seancën e nesërme?

Lajme

Limaj nuk do të merr pjesë në seancën e nesërme?

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:53

Nesër pritet që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, kryetari i Këshillit Kombëtar të "Nisma", Fatmir Limaj, pritet të marrë pjesë në seancën gjyqësore për rastin “Kleçka” në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Nëse kjo ndodhë, ka mundësi që ai të mos jetë prezent në seancë.

Se seanca e parë mbahet sot e tjetra pritet të jetë nesër, e konfirmoi për KosovaPress vetë avokati i Limajt, Tomë Gashi.

“Jemi brenda në Gjykatë të Apelit dhe po presim që seanca të fillojë tani. Nesër mendohet të jetë seanca e dytë, më tepër nuk kemi tani për tani”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat