Haradinaj: Dihet epilogu i seancës, nuk do ta votojmë kandidatin e PDK-së

Lajme

Haradinaj: Dihet epilogu i seancës, nuk do ta votojmë kandidatin e PDK-së

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:49

(E plotësuar) - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se janë të gatshëm për seancës e ditës se nesërme. Ai ka treguar se epilogu i saj dihet dhe sipas tij kandidati i PDK-së, për kryetar të kuvendit nuk do të votohet.
"Takimi i sotëm ka qenë një takim konsultativ për seancën e nesërme. Kuptohet, mbetet vetëm ta përsëris se ne jemi plotësisht të gatshëm për seancë. Nuk dua të jap detaje, sepse në vija të trasha epilogu i seancës dihet. Kandidati i PDK së nuk do të votohet. Presim pikën 126 pra dështimin e kandidatit të parë për të pasuar me pikën 127", ka thënë ai.

Haradinaj ka treguar se nuk kanë marr ende ndonjë konfirmim nga lista serbe.

"Nuk kemi marrë endë një konfirmim zyrtar nga lista serbe, për vendimin e saj se kë do ta mbështesë në seancë".

====

Para pak çastesh ka filluar takimi i LAN-it në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Prezent në këtë takim janë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, kreu i LDK-së Isa Mustafa ndërsa nga NISMA, Bilall Sherifi. Në takim pritet që të merr pjesë edhe Vetëvendosja. Duhet të jetë ky takimi i fundit i Bllokut para se të fillojë senaca e nesërme e Kuvendit të Kosovës.

====

Sot do të mbahet mbledhja e fundit konsultative e Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje.

Mediat marrin vesh se takimi do të zhvillohet në zyrat e grupit parlamentar të LDK’së, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në orën 13.

Në këtë takim do të marrin pjesë Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat