Kadaj-Bujupi: Plan i dështuar i PDK’së, asnjë deputet i AAK’së nuk voton Arsim Bajramin

Lajme

Kadaj-Bujupi: Plan i dështuar i PDK’së, asnjë deputet i AAK’së nuk voton Arsim Bajramin

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 00:04

Donika Kadaj-Bujupi, deputet e AAK’së thotë se përpjekjet kundër koalicionit LDK-AAK-NISMA vetëm i kanë fuqizuar duke u bashkuar me Vetëvendosjen. Është e bindur se asnjë deputet i AAK’s nuk do të votoj për kandidatin e PDK’së për kryekuvendar.
Donika Kadaj-Bujupi thotë se Kosovës i duhen institucionet sa më parë, dhe siç thotë ajo, shtyrja e seancës konstituive, është e papranueshme.

Këtë ajo e quan blerje të kohës për të tentuar blerjen e deputetëve.

“Konsideroj se kësaj periudhe i ka ardhur fundi dhe se shumë shpejt brenda pak ditëve ky Bllok do të krijoj institucionet”, tha Kadaj-Bujupi në Interaktiv.

Deputetja Kadaj-Bujupi i quan “të dhimbshme” përpjekjet siç thotë kundër Bllokut, pasi thotë se Blloku vetëm po forcohet.

Ajo është e bindur se asnjë deputet i AAK’së nuk do të votojë për kryeparlamentar Arsim Bajramin.

“Absolutisht” është përgjigjur ajo e pyetur nëse ndonjë deputet i AAK’së mund të votoj kandidatin e PDK’së për kryetar të kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat