"Faktet e Klosit për vrasjen e Hajdarit", Zemaj Klosit: Zbuloj edhe faktet për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Lajme

"Faktet e Klosit për vrasjen e Hajdarit", Zemaj Klosit: Zbuloj edhe faktet për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 20:31

Nuk ka vonuar shumë, pas një deklarate të ish shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, dhe ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Ai në një postim në profilin e tij ne Facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj klosit duke e akuzuar se ai ose është i përfshirë në vrasjen e Ahmet Krasniqit ose ka njohuri për këtë vrasje.

Ja postimi

Ish shefi i SHIK-ut ( SHISH ) paska theksuar se disponon fakte tronditëse për vrasjen e Azem Hajdarit. Me tronditëse është mos zbulimi dhe fshehja e atyre fakteve që 16-të vite.
Por po ja rikujtoj këtij dhe miqëve të tij nga Kosova se pas kësaj vrasje ka ndodhur edhe vrasja tradhtare e Ministrit të Mbrojtjës Kolonel Ahmet Krasniqi, e kemi theksuar se ky dhe shokët e tij ose janë të implikuar ose i dijnë ata që urdhëruan dhe ekzekutuan këtë vrasje, vrasje e cila ishte bërë për ta sakatosur luftën qlirimtare dhe të vihën në krye të saj njerze dhe kuadro të dyshimta.. Zotëri Klosi zbuloj këto fakte , trego kush e vrau Ahmet Krasniqin apo nuk mundesh se akoma je në miqësi të pushtetit të tyre kriminal. Ti dhe shokët tuaj heret a vonë do të tronditëni nga gjaku i ketyre heronjëve që i vratë nē menyre tinëzare..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat