Kushtetuesja s’mund ta kontestojë Isa Mustafën

Lajme

Kushtetuesja s’mund ta kontestojë Isa Mustafën

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 19:50

Isa Mustafa mund të zgjidhet sërish në krye të Kuvendit, por PDK-ja do të jetë e pafuqishme ta kontestojë zgjedhjen e tij. Dorëheqja e gjykatësit amerikan, Robert Carolan, nga Gjykata Kushtetuese i pamundëson këtij organi kushtetues të shpallë kundërkushtetuese zgjedhjen e kryetarit e dhe as nuk mund ta pezullojë përkohësisht, ngase nuk e ka kuorumin për të marrë vendime politike.
Njohësi i çështjeve juridike, Fisnik Korenica, thotë se me dorëheqjen e gjyqtarit amerikan praktikisht Gjykata është bllokuar sa i përket çështjeve ku palë paraqitet Kuvendi, Qeveria, Presidenti apo Avokati i Popullit.
Ai thotë se tek pasi të përfundojë cikli i konstituimit të institucioneve, mund të zgjidhet gjyqtari ndërkombëtar, e pastaj vendimi i gjykatës do të ketë fuqinë ta përcaktojë nëse zgjedhja ishte kushtetuese ose jo, por nuk do të ketë pasoja sa i përket formimit të Qeverisë.
Analisti Artan Muhaxhiri thotë se dorëheqja e gjykatësit amerikan e ka thelluar krizën edhe më shumë. Për Muhaxhirin, kjo bllokadë e gjykatës do t’ia prishë edhe planet PDK-së.
KTV-ja ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje se çfarë do të ndodhë nëse kjo Gjykatë do të pranojnë lëndë me përmbajtje politike, pasi që asaj i mungon kuorumi për t’i zgjidhur këto çështje, por kontaktet me këtë institucion kanë qenë të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat