Qeveria e Kosovës dhe KE diskutojnë për Raportin e Progresit

Lajme

Qeveria e Kosovës dhe KE diskutojnë për Raportin e Progresit

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 19:32

Është mbajtur takimi koordinues ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian në Bruksel në kuadër të finalizimit të Raportit të Progresit 2014.

Sipas një komunikate për medie të lëshuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, gjatë takimit u diskutuan të gjeturat dhe rekomandimet e draft Raportit të Progresit për vitin 2014.

“Në veçanti u diskutua progresi dhe sfidat në kuadër të kritereve politike, ekonomike dhe standardeve Evropiane. Diskutim i veçantë u zhvillua rreth procesit të miratimit të MSA-së dhe përmbushjes së kritereve afatmesme të Studimit të Fizibilitetit. Po ashtu, gjatë ditës u mbajt edhe takimi teknik në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, me ç’rast delegacioni i Kosovës ka prezantuar draft Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të fundit të Komisionit Evropian. Komisioni Evropian vlerësoj lartë efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të Kosovës në kuadër të përgatitjes së Planit të Veprimit dhe dy delegacionet u pajtuan që institucionet e Kosovës tani të fokusohen në zbatimin e Planit të Veprimit dhe rrjedhimisht deri në fund të vitit të dorëzojnë raportin e vlerësues mbi zbatimin e Planit të Veprimit”, është thënë në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat