Jabllanovic: Me VV-në kemi vetëm problemin e dialogut

Lajme

Jabllanovic: Me VV-në kemi vetëm problemin e dialogut

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 18:45

Udhëheqësi i Listës “Srpska”, Aleksandër Jabllanovic nuk ka treguar se a do ta votojnë Isa Mustafën apo Arsim Bajramin për Kryeparlamentar.

Jabllanovic ka thënë se me Vetëvendosjen kanë problemin sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Ai ka thënë se nuk duhet të hidhet poshtë Marrëveshja e Brukselit derisa i ka bërë thirrje që bisedimet t’i udhëheq Qeveria e Kosovës.

Jabllanovic ka thënë se në Bruksel nuk duhet të flitet për qëndrimet e Vetëvendosjes por për problemet e dy popujve.

Ky zyrtar serb ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes sa i përket krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Deputeti i Kuvendit të Serbisë që udhëheq Listën “Srpska” thotë se kanë ide të reja dhe po shikojnë të ardhmen.

“Jemi të gatshëm që të jemi me të gjithë ata që kanë për qëllim të ardhmen”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Jabllanovic, per Klan Kosova, ka thënë se me Vetëvendosjen pajtohen sa i përket privatizimit pasi shumë ndërmarrje janë shitur me çmime shumë të ulëta dhe me dyshime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat