Çfarë është ajo kazino, Hoxhë? (Foto)

Lajme

Çfarë është ajo kazino, Hoxhë? (Foto)

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 18:27

‘Bën atë që të them, mos bëj atë që e bëj unë’...është një nga barsoletat më të vjetra kur janë në pyetje hoxhallarët.
Nuk e dimë nëse kjo thënie vlen edhe për kryeimamin e Kosovës, Sabri Bajgora kur është fotografuar krahas një reklame kazinoje, me të arritur në aeroportin e Seulit të Koresë Jugore.
‘Shefi’ i Hoxhallarëve të Kosovës përmes profilit të tij në ‘Facebook’, ka njoftuar se gjendet në vendin Aziatik për të marrë pjesë në një konferencë paqeje, ndërsa që në fotografinë e parë shihet reklama e kazinos.

Ndonëse ne nuk kemi asgjë kundër që Bajgora të ketë kaluar kohë në kazino, mirëpo derisa po jetojmë në një kohë kur kleri mysliman në Kosovë po i jep të drejtën vetës që të gjykojë çdo veprim të të gjithëve, është interesant të dimë nëse reklama e kazinos është vetëm një gabim i rastit apo ajo që bëhet në një vend të largët nuk njihet?
Dijetarët islam e kanë thënë shumë herë që ndonëse Islami lejon disa lloje të sporteve, kjo fe ndalon të gjitha aktivitetet ku përfshihen bastet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat