Digjet sërish libri i Surroit “Këmbët e Gjarprit”

Lajme

Digjet sërish libri i Surroit “Këmbët e Gjarprit”

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 18:22

Shoqata të dala nga lufta të komunës së Skenderajt, kanë organizuar të martën djegien publike të librit “Këmbët e gjarprit” të Veton Surroit, që ka ngjallur reagime të shumta të ish-luftëtarëve të UÇK- së.
Hysni Ngucati, kryetar i degës së OVL në Skenderaj, tha se nuk është mirë të digjen librat, por ky i Veton Surroit, ka fyer luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka mohuar ekzistencën e saj.
“Jemi të vetëdijshëm se nuk është mirë të digjen librat, por ky libër, i mbeturinës së fundit të komunizmit, ka fyer luftën tonë dhe vetë komandantin e UÇK-së, Adem Jashari. UÇK-ja e ka pasur komandantin e vet, Adem Jasharin, ka pasur hierarkinë ushtarake dhe ka luftuar deri sa ka dëbuar okupatorin nga trojet shqiptare. Ky njeri, i cili do të ishte shumë më mirë që të shkruante libra për Luftën Nacional Çlirimtare, të cilën e kanë udhëhequr Tito, Rankoviqi, Gjillasi, Fadil Hoxha, e ku ishte edhe babai i tij, pa asnjë fije turpi, thotë në libër se shteti është kapur nga kaçakët”, ka thënë Hysni Ngucati, kryetar i degës së OVL së UÇK-së në Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat