Shpërthen Ardian Gjini: PDK me tentimin për blerje të deputetëve po vetinkriminohet

Lajme

Shpërthen Ardian Gjini: PDK me tentimin për blerje të deputetëve po vetinkriminohet

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 17:38

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka reaguar pas raportimeve se ambasadori Ramiz Lladrovci, ka bërë përpjekje që ta “blejë” deputetin Bali Muharremaj. Ndonëse nuk ka përmendur emra, Gjini ka thënë se po sheh diçka pozitive të fushata e PDK-së për të blerë deputetë- vetinkriminimin.
Ja edhe postimi i plotë i Gjinit në Facebook.
Vetëm një gjë pozitive po e shoh tek fushata e njerëzve të PDK për të blerë deputetë të Koalicionit. Vetinkriminimin!
Po e lehtësojnë punën e prokurorisë dhe të gjykatave për gjetjen e njerëzve të korruptuar. Nuk po e kuptojnë të mjerët se po lënë dëshmitarë dhe gjurmë të pashlyeshme për të vërtetuar se janë pjesë e krimit të organizuar!
Aq më tepër, me ligj deputetët janë të detyruar që ta paraqesin çdo ‘dhuratë’ më të vlefshme se 50 €….
Ndryshe zhyten ne korrupsion…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat