Skandal: Ambasadori LLadrovci negocion “blerjen” e votave?

Lajme

Skandal: Ambasadori LLadrovci negocion “blerjen” e votave?

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 16:53

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci po negocion për “blerje” të votave për kryetarin e Kuvendit nga radhët e PDK-së.
Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se ai sot e ka thirrur një deputet të AAK-së, ku ka thënë se partia e tij është e gatshme që t’i ofrojë gjithçka, vetëm e vetëm që të votoj kandidatin e PDK-së për deputetë.
Mësohet se ky deputet është Bali Muharremi.
Muharremi ndërkaq, i ka thënë Blic se sot në orën 8 e 22 minua e ka thirrur në telefon Ramiz Lladrovci, i cili i ka thënë se mund t’i lë takim me secilin prej të mëdhenjve të PDK-së. “Unë i kam thënë se jam në AAK dhe më ka votuar populli. Ia kam ndërprerë telefonin dhe kaq ka zgjatur kjo punë”, ka thënë Bali Muharremi.

Ndërsa vetë Ramiz Lladrovci, i ka mohuar deklaratat e Muharremajt, duke i quajtur plotësisht të pasinqerta.
“E kam thirrë sepse e kam shok. Këto deklarata janë plotësisht të pasinqerta”, ka reaguar Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat