Qeveria nuk rrezikohet, pranon ose jo “Lista Serbe” të jetë pjesë e saj!

Lajme

Qeveria nuk rrezikohet, pranon ose jo “Lista Serbe” të jetë pjesë e saj!

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 15:39

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për media ka theksuar se sistemi kushtetues i Kosovës i jep të drejtën komuniteteve pakicë që të kenë një pozicion të garantuar të pjesëmarrjes në Qeverinë e Kosovës.
Sipas tij, e drejta e komuniteteve, “në këtë rast, prej pozicionit të shumicës parlamentare, është e tillë që mjafton që atyre tu ofrohet mundësia që ata të jenë pjesë e qeverisë”.
Megjithatë, në një rast hipotetik, sipas tij, nëse ata e refuzojnë një mundësi të tillë, natyrisht, shumica parlamentare e ka të drejtën të shkoj tutje dhe qe t’i emëroj përfaqësuesit e komuniteteve – duke përfshirë komuniteti serb – pa pasur pëlqimin e Listës Srpska.
“Këtu duhet qartësuar një gjë, e ajo është që formimi i qeverisë dhe e drejta e komuniteteve për të qenë pjesë e saj, nënkupton që atyre (pakicave) do te duhej qe t’iu ofrohet hapësirë për të qenë pjesë e qeverisë, por kjo nuk nënkupton që Qeveria e Kosovës nuk guxon assesi të bëhet nëse lista Srpska nuk është prezente dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e saj”, ka thënë ai për Telegrafin.
Korenica më tutje ka theksuar se në asnjë skenar, për aq kohë sa kanë një shumicë parlamentare, Lista Srpska nuk mund të jetë bllokuese e procesit të konstituimit të qeverisë.
“Mjafton që atyre tu bëhet oferta për pjesëmarrje në koalicionin qeverisës. Këtu përmbyllet përmbushja e garancionit kushtetues sa i takon pjesëmarrjes së komuniteteve jo shumicë në përbërjen e qeverisë”, ka konstatuar Korenica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat