OSBE ofron trajnim për policë në veriun e Kosovës

Lajme

OSBE ofron trajnim për policë në veriun e Kosovës

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 14:42

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbajë nesër në Mitrovicë një trajnim për fotografi digjitale për 20 oficerë të rinj dhe në detyrë të Policisë të Kosovës në katër komunat veriore.
Misioni po ashtu do të dhurojë dhjetë kamera që do tu mundësojnë policëve të dalin në vendngjarje të krimeve dhe aksidenteve të pajisur në mënyrë të duhur dhe në gjendje të marrin prova fotografike si hap i parë gjatë hetimeve.

Trajnimi mbahet me kërkesë të Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, do të flasin në këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat