Gjergj Dedaj e do koalicionin PDK-LDK

Lajme

Gjergj Dedaj e do koalicionin PDK-LDK

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 13:26

​Partia Liberale e Kosovës është e shqetësuar me ”agresivitetin e humbësve të zgjedhjeve për të marrë pushtetin dhe rivendosur regjimin diktatorial te stilit kubanez në Kosovën e shekullit 21”.
Sipas saj, koalicioni PDK –LDK me komunitetet në fakt nuk është koalicion për PDK dhe LDK, por “për të shpëtuar Kosovën nga vendosja eventuale e pushtetit te inateve, hakmarrjes, individve te korruptuar dhe te frustruar të cilët në fakt janë tejet të dëmshëm për fatin e Kosovës, imazhit dhe perspektives euroatlantike te saj.

“Kombinimi dhe ndarja e përgjegjësisë shtetndërtuese nga PDK si subjekt shtetndërtues, me përvojë dhe i dale nga lufta për liri në njëren ane dhe LDK si subjekt shtetformues, institucionaliste dhe rugoviste është e vetmja shanse për evitimin e anarkisë dhe evitimin e tendencave për vendosjen e neodiktatures staliniste dhe të një regjimi antievropian në shtetin e brishtë të Kosovës.

PLK kërkon nga PDK që të ruaj dhe të mos e tradhtoi besimin e qytetarëve të Kosovës të dhënë më 8 qershor të këtij viti dhe nga LDK të reflektoj duke hequr dorë nga shantazhimi, kërcnimi dhe kapja e saj nga partitë të cilët në fakt kanë një reputacion dhe imazh të keq te qytetarët e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombetarë me të cilët e fituam luftën dhe me të cilët në partneritet duhet ta fitojmë paqen, integrimin dhe të ardhmen e Kosovës euroatlantike.

Askush nuk ka të drejtë morale as politike që për interesa të veta personale, partiake apo klanore të shkelë mbi sakrificat dhe gjakun e popullit të Kosovës për liri dhe demokraci dhe në këtë fazë të ngërçit politik dhe simptomave drejtë anarkisë dhe diktaturës forcat kryesore politike kosovare PDK dhe LDK duhet të reflektojnë me përgjegjësi institucionale, kushtetuese, ligjore, politike dhe shtetndërtuese të bashkërendisin qeverisjen e ardhshme me komunitetet etnike, botën akademike dhe shoqërinë civile, në këtë periudhe të krizave globale politike dhe ekonomike, të kanosjes së terrorizmit dhe ekstremizmit fetare, të domosdoshmërisë së stabilitetit politik, zhvillimit ekonomik, liberalizimit të vizave, implementimit të MSA dhe dialogut me Serbinë dhe vendet fqinje për ecje drejte paqes, demokracisë dhe integrimit ne BE dhe NATO dhe te gjitha këto mund të arrihen vetëm me një qeverisje stabile të cilën mund ta garantoj vetëm koalicioni PDK-LDK me komunitetet etnike, boten akademike dhe shoqërinë civile dhe prezencën ndërkombëtare ne Republikën e Kosovës”, thekson PLK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat