Valdete Daka lutet që të mos ketë zgjedhje shumë shpejtë

Lajme

Valdete Daka lutet që të mos ketë zgjedhje shumë shpejtë

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 12:36

Procesi zgjedhor i 8 qershorit në Kosovë është vlerësuar të jetë zhvilluar mirë, por që ende ka vend për përmirësime.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu ka thënë se nuk ka zgjedhje perfektë, madje as në vendin e tij, e as në ndonjë vend tjetër. Por ai tha se duhet të bëhen përmirësime për zgjedhjet e tjera.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se zgjedhje do të ketë në të ardhmen por lutet që të mos ketë shumë shpejtë.

Këto u thanë në një tryezë të organizuar nga KDI-ja, ku është publikuar raporti ‘Zgjedhjet e jashtëzakonshme, sfidat e jashtëzakonshme’.

Në këtë tryezë folën edhe përfaqësues të partive politike, ku partitë opozitare akuzuan partinë në pushtet për blerje votash dhe shfrytëzim të aparatit shtetëror në interesa të partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat