Flamur Shala: Shpend Ahmeti le të marrë guximin për të folur për punën e tij 9 mujore

Lajme

Flamur Shala: Shpend Ahmeti le të marrë guximin për të folur për punën e tij 9 mujore

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 12:17

Asamblisti i LDK’së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala, ka thënë se Shpend Ahmeti para se të flas për problemet e Vetëvendosjes dhe të Qeverisë, ai duhet të flas për mospunën e tij 9 mujore.
“Le të marrë guxim e të hap debat për punën e tij 9 mujore, për shkaktarët e bllokimit të shumë bizneseve, për fillimin më të papërgaditur të vitit shkollor në Kryeqytet, por edhe për marrëveshjen me LANI-in!”, ka shkruar Shala.

Lexojeni të plotë reagimin

Monologu i Shpendit në PULS ishte gogja interesant. Herë doli në rolin e gjykatësit e herë të prokurorit e herë të një shpëtimtari të kryeqytetit! I përmendi të gjitha ato që i ranë ndërmend, edhe marrëveshjen me LDK, AAK dhe NISM-ën. E permendi edhe suficitin e paralajmëruar të këtij viti! Përmendi shumë në monologun e tij! Le të marrë guxim e të hap debat për punën e tij 9 mujore, për shkaktarët e bllokimit të shumë bizneseve, për fillimin më të papërgaditur të vitit shkollor në Kryeqytet, por edhe për marrëveshjen me LANI-in! Monologu i tij i sontëm është lajtmotiv se Shpend Ahmeti nuk punon shumë për projektet e Prishtinës por për ato të VV, që mundësisht të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat