Ka vazhduar seanca Drenica 2

Lajme

Ka vazhduar seanca Drenica 2

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:09

Ka vazhduar të martën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, gjykimi në rastin Drenica 2.
Me më shumë se një orë vonesë, për shkak të transportit të avokatëve, familjarëve e të tjerë ka vazhduar të martën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, gjykimi në rastin Drenica 2.

Avokati i të akuzuarit, Fadil Demaku, Vehbi Beqiri ka thënë për KosovaPress se dëshmitari A ka kontradita të mëdha në dëshminë e tij dhe sipas dëshmisë së deritashme nuk vërtetohet aktakuza e prokurorisë, ndaj klientit të tij por edhe të tjerëve.

Ndryshe, të akuzuarit në Grupin Drenica 2, të cilët po dyshohen për krime lufte janë Sylejman Selimi, Hysni Thaçi, Agim, Bashkim, Driton e Selman Demaj, si dhe Fadil, Jahir, Nexhat dhe Zeqir Demaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat