Edhe në aeroport do të ndalet rryma

Lajme

Edhe në aeroport do të ndalet rryma

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 10:27

Për shkak të punimeve të Operatorit të Sistemit të Transmisionit në territorin e Kosovës(KOSTT), në orën 11:00 deri në orën 11:30 do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike Në Lipjan, Shtime dhe fshatrat përreth, Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” dhe në Burgun e Lipjanit.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

Është paralajmëruar po ashtu se sot dhe nesër gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet fshati Hajvali nga ora 9:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00.

Sipas njoftimit të KEDS, shkyçja në Hajvali bëhet për shkak të projektit zhvendosja e pikave matëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat