Dogana: Në vitin 2014, 954 kundërvajtje vlera 800.000 euro

Lajme

Dogana: Në vitin 2014, 954 kundërvajtje vlera 800.000 euro

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 10:17

Dogana e Kosovës po tregohet e pa pardon për kontrabanduesit. Në krahasim me vitin e kaluar doganierët e kanë rritur numrin e kundërvajtjeve ashtu sikur është më i madh numri i dënimeve që janë shqiptuar nga ky institucion.

Të dhënët zyrtare nga Dogana e Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2014 kanë pasur 954 kundërvajtje për kontrabandim të mallrave të ndryshëm që kapin shifrën e 800 mijë eurove.

Sipas zëdhënësit Adriatik Stavileci, në krahasim me vitin 2013, këtë vit ka më shumë kundërvajtje.

“Gjatë vitit 2014 kemi kapur 954 kundërvajtje vlera 800.000 euro, kurse vitin e kaluar kishim 400 kundërvajtje dhe 270,000 euro”, ka thënë Stavileci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat